Genta ia ‘lëshon’ këtë fore të dashurit turk

Genta dhe i dashuri i saj turk ka ditë që ndodhen në qendër të thashethemeve.

Ata po përfliten edhe për detajin më të vogël që i rrethon, kjo në radhë të parë se emri i Gentës është me influencë sa i përket muzikës dhe e dyta prejardhja e të dashurit të saj, kanë bërë që publiku të bëhet akoma më kurioz.

Pas disa ditëve në Turqi, tani Genta dhe i dashuri po shijojnë romancën e tyre edhe në Amerikë, ku e ka prezantuar edhe me familjen e saj.

Genta njihet si një tip e harshme ,pozitive dhe shpesh edhe që i ka në qejf humoret.

Tek sa ndodhen në lift me të dashurin, ku duan të nxjerrin një foto në pasqyrë, Genta bën video.

Kjo shkaktoi të qeshura mes çiftit simpatik.