Një kamion i Coca-Cola u përplas një shtëpi në Pensilvani të shtunën, duke shkatërruar pjesën e përparme të shtëpisë dhe duke shkaktuar mbylljen e rrugëve.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të së shtunës ndërsa Quakertoën në Pensilvani ishte përfshirë nga mjegulla.
Kamioni po udhëtonte në rrugën East Broad kur iu afrua një kryqëzimi ku do të merrte kthesën.
Por në vend që të kthehej, kamioni vazhdoi drejt duke u përplasur me shtëpinë.
“Siguria për punonjësit tanë, klientët dhe banorët përreth është përparësia jonë numër një. Për fat të mirë, nuk pati lëndime dhe ne jemi shumë të keqardhur për familjen që jeton në shtëpinë ku ndodhi aksidenti” tha kompania.
Megjithëse askush nuk u plagos rëndë , drejtuesi i kamionit pati disa lëndime të lehta. Ai arriti të dilte nga kamioni përmes një dritareje.
Shoferi 23-vjeçar i kompanisë u dërgua në një spital lokal.
Pjesa e përparme e shtëpisë është dëmtuar ndjeshëm, dhe kamioni gjithashtu.
Policia fillimisht u tha banorëve të qëndrojnë larg zonës, por pas gjashtë orësh, autoritetet ishin në gjendje të largonin kamionin nga shtëpia dhe të rihapnin rrugën.