Numër katërshifror i të shëruarve nga virusi

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar numër katërshifror i të shëruarve nga Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1753 të shëruar, ndërkohë që raste të reja pozitive janë 721, kurse viktima 9.

Nga të shëruarit, 750 janë nga Shkupi, 120 nga Dellçeva, 97 nga Ohri, 85 nga Kavadari, 80 nga Tetova, 74 nga Velesi, 64 nga Strumica, 57 nga Gostivari, 51 nga Prilepi, 42 nga Manastiri, nga 38 të shëruar kanë regjistruara Kumanova dhe Kërçova, 35 Struga, Shtipi- 25, Resnja dhe Dibra nga 22, Krusheva – 19, nga 15 të shëruar kanë regjistruar Negotina, Koçani dhe Demir Kapia, 14 të shëruar ka në Radovish, 12 në Kriva Pallankë, nga 8 në Vinicë dhe Sveti Nikollë, 6 të shëruar janë në Bogdanci, 4 në Makedonski Brod, 3 në Kratovë, nga dy të shëruar janë regjistruar në Vallandovë, Pehçevë, Probishtip, Makedonska Kamenicë dhe Berovë dhe nga një të shëruar janë regjistruar në Dojran dhe Demir Hisar, transmeton TV21.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 105.267 raste pozitive me Covid-19, nga 533.505 testime të realizuara. Prej tyre, 93.942 pacientë janë shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 3.165 pacientë të tjerë. Raste aktive në vend janë 8.162./TV21