Numër i ulët i grave në drejtimin e komunave në Maqedoni

Pabarazi serioze gjinore në pozicionet udhëheqëse nëpër komuna, tregon studimi i fundit i projektit “Përmes thjerrëzave të grave” të financuar nga BE-ja. Në gjithë vendin nuk kemi më shumë se 5 kryetare komunash femra, ndërsa i vogël është numri i femrave udhëheqëse edhe në organet komunale. Femrat janë drejtore në shumicën e kopshteve për fëmijë dhe në sektorët për mbrojtje sociale ose kulturë, por janë të pakta në udhëheqësin e shkollave fillore apo sektorin e urbanizmit dhe zhvillimit ekonomik.
“Nga 17 komunat me të cilat punojmë, vetëm 2 kanë Kryetare femra, Staro Nagoriçane dhe Makedonska Kamenica. Në gjithë Maqedoninë kemi vetëm 4 ose 5 kryetare komunash. Pozicionet ku dominojnë burrat në këto 17 komuna janë kryetarët e komunave, kryetarët e këshillave komunal dhe kryetarët e shtabeve të krizës. Gjithkund kemi numër të njëjtë, 15 burra dhe 2 gra. Dhe më shqetësuese ishin shifrat e kryetarëve të bashkësive rurale dhe lokale. U numëruan 220 vendbanime, 217 kanë kryetarë, vetëm 3 kanë kryetare”, tha Lupka Trajanovska, Koordinatore e projektit “Përmes thjerrëzave të grave”.

Sfida kryesore me të cilën përballen këto femra në pozita udhëheqëse është paragjykimi gjinor, mungesa e trajnimit të mirëfilltë, thonë koordinatoret e komisioneve komunale për mundësi të barabarta.

“Programet për trajnim të administratorëve bazohen në Programin për trajnim të Ministrisë së shoqërisë informatike. Trajnimet që përfshihen për sigurisht 10 vjet nuk kanë ndryshuar. (25:11) ne mandej në raport në fund të vitit gjithmonë tregojmë se nuk janë realizuar. Ministria e Administratës duhet të bëjë ndonjë ndryshim, të paktën në dy vite t’i ndryshojë”, tha Suzana Petrovska, Koordinatore për mundësi të barabarta Komuna e Dellçevës.

“Të gjithë, në të gjitha institucionet shtetërore, nga kujdestari, pastrueset e deri tek drejtori a ministri, duhet patjetër të kalojnë trajnim bazik vjetor”, pohoi Gordana Nestorovska, Asociacioni për inovacione “Razvoj Radar” Shkup.

Ndërsa koordinatoret gjatë kryerjes së punës për sensibilizim gjinor përballen me probleme financiare dhe sistematizim të posaçëm të punës së tyre.

“Duhet të kyçen edhe burrat sepse bëhet fjalë për mundësi të barabarta, nuk është vetëm çështje e grave”, theksoi Besa Ziba, Strugë.

“Përderisa të mos përmirësohen kapacitetet, përderisa niveli njerëzor nuk e kupton se jetojmë në shekullin 21, nuk do të kemi sukses si gra”, tha Merita Elmazi, Tearcë.

Koordinatoret vlerësojnë se do të duhet kohë që në vend të arrihet baeazia gjinore, ndaj rekomandojnë ndër tjerash implementimin e perspektivës gjinore në krijimin e programeve komunale në të gjitha sferat.