Nuk respektohen masat në transportin publik

Autobusët e kryeqytetit të stërmbushur me udhëtarë. Kamera regjistroi rrëmujë që nga stacioni qendror, në Çair e deri në Komunën e Gjorçe Petrovit. Nuk respektohej as distanca.

“Unë nuk ndjehem e sigurt sepse kjo është e vërtetë pasi kam familje të sëmurë”

“Ndjehem i sigurt sepse respektoj rregullat, me maskë dhe distancë dy metra në autobusë”

Në autobusët privat, vërehet numër më i ulët i udhëtarëve.

“Udhëtarët janë të njëjtë, nuk ka më shumë po respektohen masat, rrëmujë nuk ka”

Edhe më shumë qytetarët i shqetëson njoftimi i Ndërmarrjes për Qarkullimin Publik se nga e premtja pensionistët do të mund të udhëtojnë pa bileta.

“Për mua është më keq, sepse duhen masa më të ashpra, ne qytetarët jemi të padëgjueshëm”

“Për atë vetëm Zoti na ndihmoftë, do të jetë kaos”

“Do të shohim. A duhet të ketë persona që do të kujdesen sa njerëz ka nëpër autobusë, por nëse është si më parë do të ketë rrëmujë”

“Është vendosur nga ana e autoriteteve dhe ata le të marrin masa”

“Duhet pensionistët të jenë të vetëdijshëm se duhet të mbahet maskë”

Nga NQP-Shkup thonë se për momentin qarkullojnë automjete të mjaftueshme nëpër kryeqytet dhe se kanë persona të autorizuar për të mbajtur rend.

NQP:

“Thuajse në të gjitha automjetet, kemi person të obliguar që ta rregullojë hyrjen/daljen e udhëtarëve, respektivisht ta mbajnë numrin optimal të udhëtarëve në pajtueshmëri me dispozitën. Lejohet automjetet të mbushen me 50% nga kapaciteti i përgjithshëm i automjetet për transportin e udhëtarëve”

“Pavarësisht se autoritetet thonë se nëpër autobusë ka persona që kujdesen për numrin e udhëtarëve, një gjë të tillë nuk e vërejtëm në asnjërin nga autobusët që ne i pamë”

Nga ndërmarrja thonë se nuk kanë mundësi ndëshkimi për personat e papërgjegjshëm që në autobusë do të hipin pa maska dhe mjete mbrojtëse”