Nuk kryejnë punë as ambasadorët e QUINT-it, s’ka marrëveshje VV-LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij mbetet në pozicionet fillestare të cilat i ka shprehur.

Ai po ashtu deklaroi se ambasadorët e QUINT-it në këtë takim patën vetëm rol informues, e jo ndërmjetësues.

“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe QUINT-in sepse ata kishin për qëllim vetëm të informohen dhe jo të ndërmjetësojnë. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja të cilën e kemi ofruar është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, dhe mbi suazat e votave të cilat i kemi marrë. Dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse VV i pranon kushtet tona. Besojm që është një marrëveshje që i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.