Nuk ndalet Noizy, brenda një jave publikon dy këngë

Reperi shumë i dashur nga publiku, Noizy, ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Warning”. Ai ka bashkuar forcat me artistin BM dhe këngën e kanë sjell me videoklip. Miksimi dhe masterizimi i këngës është realizuar nga Rvchet, kurse për producimin janë përkujdesur: Lazybeyn, JayCactus dhe Bassyy.

Të shumta kanë qenë reagimet për këngën, e cila në vetëm pak orë ka arritur deri më tani mbi 250 mijë klikime në YouTube.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Noizy publikoi një tjetër këngë, e cila ishte dedikim për kampionin e botës në boks, shqiptarin Florian Marku. Siç dihet edhe më herët mes djemve ekziston një shoqëri e vjetër./abcnews.al