“Nuk mund ta besoj” – shënoi në debutim për Barcelonën, fjalët e para të Marc Guiu

Barcelona mori një fitore të vështirë 1-0 ndaj Athletic Bilbaos të dielën në mbrëmje, ndërsa vëmendjen e mori 17-vjeçari Marc Guiu që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në debutimin e tij.

Guiu u inkuadrua në minutën e 79-të dhe në më pak se 60 sekonda më vonë, ai gjeti rrjetën pasi u asistuar nga Joao Felix, duke shkaktuar skena të mëdha feste mes lojtarëve të Barcelonës.

Ishte një moment i jashtëzakonshëm për talentin, të cilin ai e reflektoi kur foli për mediat pas ndeshjes në stadiumin Olimpik. Ai gjithashtu e shfrytëzoi momentin për të frymëzuar të rinjtë e tjerë të La Masia që të punojnë për momentin e tyre në ekipin e parë.

“Nuk mund ta besoj. Po e shijoj momentin. Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi dhe doli perfekt”, ka thënë Guiu.

“La Masia punon, dhe shumë. Nuk e kam shikuar ende telefonin tim, e di që nuk do të fle sonte. Lojtarëve të La Masia u them të vazhdoni të punoni, të gjithë jemi shumë të emocionuar për të arritur në këtë pikë”.

Guiu do të shpresojë që ai të mund të qëndrojë në ekipin e parë të Barcelonës edhe për disa kohë, dhe sigurisht që e ka vendosur veten në mendimet e Xavit për të ardhmen.