“Nuk mbaj maskë…”/ Donin ta gjobisnin, shqiptari bën për spital tre policë në Itali

Edhe Italia e ka të detyrueshme vendosjen e maskës, por një shqiptar, jo si ata që mund t’i binden Ramës, e ka kundërshtuar këtë vendim. Shqiptari ishte duke shëtitur në Firenze dhe është ndalur nga tre efektivë policie, të cilët kanë dashur ta gjobisin për mosmbajtjen e maskës. Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte nën shoqërinë e një vajze, edhe ajo pa maskë.

Pas paralajmërimit të policisë dhe sharjeve të shqiptarit, situata është acaruar edhe më tej, duke e çuar në përplasje fizike. Shqiptari ka goditur tre efektivët e policisë të cilët përfunduan në urgjencën më të afërt. Mësohet se njërin prej tyre e ka kafshuar fort në gisht. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera policie dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.