Nuk lejohet flamuri i RMV-së në ”Australian Open”, reagojnë nga MPJ

Pas marrjes së informacionit për lëshimin lidhur me vendosjen e flamurit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në turneun e tenisit “Australian Open”, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës në Kanbera, menjëherë ka reaguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe te organizatori i turneut, “Australia Open”.

Nga atje u siguruam se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm – gabim teknik, i cili menjëherë u përmirësua dhe nuk ka shkaktuar kufizime efektive. Duke kërkuar falje, kanë shprehur bindjen se incidenti nuk do të ndikojë në lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të Australisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat karakterizohen me miqësi dhe dashuri ndaj sportit.

Oraganizatori sqaroi se në përputhje me rregullat në fuqi, në tribina është e lejuar të valojnë vetëm flamujt e pjesëmarrësve në ndeshje; njëherit morëm konfirmimin se gjatë pjesëmarrjes së garueses sonë Ilina Gjorçevska, flamuri zyrtar i vendit ishte i pranishëm në tribuna, në mesin e shikuesve pa asnjë kufizim” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.