Menjëherë pas hyrjes ajo ka filluar të trazojë ujrat me debatet që ajo po zhvillon aty, shkruan lajmi.net.
E pikërisht personi që ajo ka filluar të debatojë nën ‘përqeshje’ është Antonela. Antonela ka diskutuar rreth nominimeve të së premtes, madje ajo është shprehur se nuk ka ardhur që të mbrojë askënd.
‘Nuk kam ardhur as për mik as mikeshë, kam ardhur për fitore’, ka thënë Antonela duke diskutuar me disa nga banorët.
E i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Big-ut, e cila i tha në sy Antonelës se kjo është arsyeja pse ajo nuk është më e preferuara. Madje ajo me ‘përqeshje’ i ka thënë e e fundit do të dalësh.
Antonela është shprehur se për qëndrimin e saj aty vendos publiku.