ASH nesër shpallë ‘divorcin’ me Alternativën

Aleanca për Shqiptarët nesër zyrtarisht do të ndajnë rrugët me Altenativën, pasi që kjo e fundit u bë pjesë e Qeverisë.

ASH fillimisht do ta konfirmoj grupin e saj parlamentar pa AAA, duke shkarkuar shefin e deritanishëm të grupit parlamentar, Skender Rexhepi – Zejdi, përcjell INA.

Aleanca pa Alternativën në Kuvend do të ketë 8 deputetë. Ndërsa Alternativa me 4 deputetët e saj i bashkohet shumicës parlamentare. Ndarja e këtyre dy partive vjen pas koalicionimit të tyre para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku ato u zotuan për vazhdimin e bashkëveprimit deri në zgjedhjet parlamentare që do pasojnë, por kjo ndodhi më herët.

Ndërkohë shumica e re pretendon se ka 64 numra deputetësh.(INA)