“Nuk ka të bëjë me personin, por me procesin e përzgjedhjes”, tha Ageler për shefin e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Anxhela Ageler është sqaruar mbi deklaratat e saj të mëparshme për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Ageler thotë se deklaratat e saj nuk kanë të bëjnë me personin që është zgjedhur në krye të këtij institucione, respektivisht për prokurorin Islam Abazi, por për procesin e përzgjedhjes.

“E pashë si konfuze kur ndodhi dhe ende e shoh ashtu. Për shumë gjëra nuk u dha përgjigje. Kjo nuk ka lidhje me njeriun që u zgjodh, kjo ka të bëjë me procesin, procesi i shërben krijimit të atij besimi, që tani është tetë për qind në drejtësi dhe duhet të jetë së paku një numër dyshifror. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, nuk mund të paragjykoj se cili ishte procesi, por i njëjti hap kuriozitet”, tha Ageler në një intervistë për “Sitel”.