Nuk ka ofertë nga Arsenali për Edon Zhegrovën

Ekipi anglez, Arsenal nuk ka bërë ofertë për yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Edon Zhegrova pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të luajë për fanellën e skuadrës franceze, Lille.

Ditëve të fundit, media të ndryshme raportuan se për sulmuesi kosovar interesim ka shprehur gjiganti anglez Arsenali, por deri më tani nuk ka pasur asgjë të konfirmuar, transmeton lajmi.net.

Gazetari Fabrizio Romano, raporton se Arsenali nuk ka paraqitur asnjë propozim për anësorin e Lille.