Nuk ka negociata Chelsea – United, Maguire qëndron në ‘Old Trafford’

Harry Maguire duket se nuk do të largohet nga Manchester United.

Mbrojtësi anglez, më i shtrenjti prej mbrojtësve në futboll, Harry Maguire lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.

Lojtari duket se nuk është në mesin e të preferuarve të Erik ten Hag dhe kjo bën që emri i tij të lidhet me largimin e mundshëm drejt Chelsea.

Megjithatë, sipas raportimeve të Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes Man United dhe Chelsea, për Maguire, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të qëndrojë në klub për të luftuar për pozitën e tij.

Chelsea në anën tjetër janë të pozicionuar t’i shkojnë deri në fund garës për Wesley Fofana.