Leicester City nuk janë gati të heqin dorë nga kartoni i Wesley Fofana.
Trajneri i Leicester, Brendan Rodgers ka konfirmuar se skuadra e tij ka refuzuar një ofertë të tretë të Chelsea, për mbrojtësin Fofana.
“Nga një perspektivë futbollit, nëse ndodh, më herët është më mirë, sepse mund të na lejojë të kryejmë punët tona”, ka thënë Rodgers, transmeton lajmi.net.
“Klubi është në dijeni që sa më shumë kohë të kalojë bëhet më e vështirë, por vlera duhet përafruar”, shtoi trajneri i Leicester.
Fofana ishte lënë në shtëpi për ndeshjen e Leicester ndaj Southampton vikendin e kaluar. Për këtë mungesë, Rodgers kishte thënë se lojtari s’ishte krejtësisht i fokusuar te klubi.
Chelsea janë të vendosur të përforcojnë fazën e mbrojtjes dhe do të tentojnë deri në fund për Fofana.