“Nuk ka arsye për të ndërprerë futbollin pavarësisht koronavirusit”

Bjellorusia s’e ka ndërmend ta ndërprese futbollin.

Teksa pothuajse në gjithë botën çdo aktivitet është pezulluar, në Bjellorusi futbollistët detyrohen ende të zbresin në fushë.

Sekretari i përgjithshëm Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Sergei Zhardetski, këmbëngul se nuk ka asnjë arsye që liga të pezullohet në mesin e pandemisë koronavirus.

“Njerëzit po punojnë me traktor, askush s’po fol për virusin. Në fshatra, traktori i shëron të gjithë. Fusha do t’i shërojë të gjithë”, tha ai.

“E dimë situatën që është nëpër botë, por i besojmë sistemit tonë shëndetësor dhe aktualisht s’ka asnjë arsye për ta ndalur futbollin”.