Nuk ka 2/3 të shumicës – vonohen seancat në Kuvend

Nuk ka informata se kur saktë do të fillojnë tre seancat të cilat janë caktuar për sot në Kuvend. Në rend dite janë ligjet për të cilat nevojitet 2/3 e shumicës, ndërsa debati për të njëjtit ka përfunduar, mbetet vetëm votimi.

Nevojitet më së paku 80 deputetë që të votojnë “pro” që të miratohen këto ligje.