Nuk jemi fëmijë, e dimë se kur bëhet terrorizëm, Rexhepi për “Monstrën” në Kuvend

Koordinatori i grupit parlamentar, Skender Rexhepi – Zejdi në seancën e sotme për pyetje deputetësh ka parashtruar pyetje për rastin “Monstra” për të cilin u shpall aktevendimi ditën e martë.

Ai tha, sikurse u akuzuan në fillim të akuzuarit, si “terrorist islamist”, me të njëjtën akuzë i dënoi për të dytën herë edhe “marioneta e radhës”.

“Nuk jemi fëmijë. E dimë shumë mirë, se kur flitet për një rast terrorist duhet të kesh organizator. Duhet të kesh kush ta merr përgjegjësinë. Duhet ta kesh motivin. Duhet t’i kesh edhe arritjet e tyre. Akuza për terrorizëm është e fuqishme, por kur ke dëshmi. Në momentin kur nuk ke dëshmi, bëhesh pjesë e talljes. Por, çfarë është më e keqja, se nuk u gjend asnjë armë me të cilën u ekzekutuan fëmijët. Imagjinoni, në burgjet apo në stacionet e Maqedonisë, ku dhuna është e pranishme në vazhdimësi, nuk kanë mundur t’ia nxjerrin me dhunë informacionin se ku janë armët? E kjo është tallje. Akuaz për terrorizëm është arsye e dytë se kemi të bëjmë me rast të montuar. E treta është raporti i “State Department””, tha Rexhepi, transmeton TV21.

Ka dërguar kritika ndaj pushtetit, për siç tha ai, sepse as rigjykimi nuk dëshmoi atë çfarë u prit, pafajësinë e të dënuarve në këtë rast.

Rexhepi ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit aktual, kur ka qenë në opozitë, Zoran Zaev për median serbe ku duke folur për “Monstrën”, thotë se “njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg, dhe kemi përgjime

Pyetja vjen pasi të martën u shpall aktvendimi i rigjykimit të “Monstrës”, ku tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm, dhe dy të tjerë me 24 vjet burg bashkërisht./TV21