“Nuk jam më i miri”, Dembele zbulon emrat e dy lojtarëve që janë më të mirë në lojën një kundër një

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele ka lavdëruar dy sulmues tjerë anësor, sidomos në lojën një kundër një me kundërshtarin.

Futbolli spanjoll është i bekuar me sulmues anësor të talentuar, njëri prej të cilëve është Ousmane Dembele. Francezi pati një sezon të shkëlqyer 2022-23, pasi ndihmoi Barcelonën të siguronte titullin e parë të ligës në katër vjet.

Xavi Hernandez shpesh i referohej Dembeles si sulmuesi anësor më i mirë në futbollin botëror, megjithëse vetë lojtari nuk mendon se është.

Në vend të kësaj, sulmuesi francez zgjodhi dy emra që ai mendon se e meritojnë atë nderim.

“Unë jam gjithmonë aty për të ndihmuar skuadrën me gola dhe asistime, por nuk mund të them se jam më i miri në lojën një-kundër-një sepse ka lojtarë të tjerë shumë të mirë në këtë aspekt”.

“Janë Vinicius Junior ose Rafael Leao. Ata janë futbollistë shumë të mirë”, ka thënë Dembele për gazetën Marca.

Si Dembele ashtu edhe Vinicius Jr patën sezone të shkëlqyera individuale në 202/-23, dhe të dy do të shpresojnë ta vazhdojnë atë.