Nuk humbet shumë kohë, Melinda gati për këngën e radhës

Melinda nuk pushon aspak kur vie puna tek projektet muzikore.

Ajo tashmë është në përgaditje të projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Rap-artistja e cila aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me reperin, Bardhi “Ferrari”, ka nxitur fansat se ka gati një tjetër këngë.

Këtë ajo e bëri duke publikuar disa imazhe në të cilat dukej e mahnitshme teksa në fokus ishin linjat e saj trupore.

E veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të kaltër që kishte një prerje e cila ia zbulonte shpinën, autorja e “Merri” u shfaq tejet provokuese.

Për t’u dukur edhe më joshëse, Melinda u pa me një makijazh të theksuar, ndërsa flokët e gjata i la të lira që i binin mbi shpatulla.

“A jeni gati për një këngë të re?”, ka shkruar reperja sipër fotosesionit.