Nuk e vrau Berishën, Luli bëri vetëvrasje!

NGA FATON MEHMETI, BOTA SOT

Vetëm 30 minuta para se të shpallte vendimin e tij, deri atëherë Sali Berisha nuk e mendonte se djali që e rriti dhe ngriti në karrierën politike do e largonte nga grupi parlamentar i PD-së. Ndonëse presioni ishte i madh për Lul Bashën, Berisha nuk e besonte se kjo gjë do të ndodhte, gjë të cilën e kishte deklaruar disa herë. I ndodhur në këtë situatë, Sali Berisha i ka shpallur “luftë” Lulit, njeriut që asnjëherë nuk arriti të bëhet lider. Politika është art, aftësi, karizëm të cilat Luli nuk i disponon me humbjet e njëpasnjëshme, Edi Rama kurrë nuk mund të gjente njeri më perfekt për të se Lulzim Basha në krye të opozitës.

Me Lulin në krye të pozitës, Rama ka fituar 3 herë në zgjedhje nacionale dhe dy herë në lokale, e të cilat edhe mund të thellohen edhe më shumë nëse Luli mbetet në krye të PD-së. Pas paralajërimit të Sali Berishës, duket shumë e vështirë për Lulzim Bashën të vazhdojë të mbetet në krye të saj, me presionin e madh mbi nga anëtarësia e PD-së.

I nxitur nga Rama për “të vrarë babanë”, gjë të cilën Rama e ilustronte me vrasjen politike që ia bëri Nanos, Luli më në fund mori një vendim. Luli s’ka pasur nevojë të vras politikisht Berishën, nuk mundet, ka pasur të gjitha mundësitë për të qenë lider opozite në nivel të detyrës, me të tashmen që duhet të gjente atë në opozitë. Luli nuk e ka vrarë politikisht Berishën, Luli ka bërë vetëvrasje politike, me “kufomën” që pritet të “ varroset’ shumë shpejt.

Nëse Lul Basha do të tregonte lidership politik që nga 2013, vendimi për largimin e përkohshëm të Berishës do të ishte kuptuar më drejt, s’do e gjente atë të kryqëzuar si tani, pavarësisht se ka pasur mundësi të vepronte edhe ndryshe, gjithsesi humbjet e vazhdueshme politike kanë bërë që Luli si kurrë më parë të jetë cak edhe i vet z.Berisha. Karriera politike e Lulit s’do të fillonte kurrë në PD pa Berishën, Luli s’do të ishte sot në PD nëse Berisha s’do e kursente. Berisha ndjehet i tradhtuar nga pakti i Bashës me Ramën, lëvizjet e tija politike do të jenë të mëdha, ato do të sjellin stuhi në PD e të cilat do sjellin largimin e Lul Bashës nga PD.

Luli ka kohë të pres, është i ri në moshë, nuk i bëhet vonë nëse rri edhe 8 vjet të tjera në opozitë, deri kur vet Rama t’ia dorëzojë detyrën e kryeministrit, kohë nuk kanë demokratët, nuk kanë ata që shpresojnë dhe presin ndryshimin e shpejtë. Berisha e ka betëjen e fundit të tij jetësore, pavarësisht cili do të jetë epilogu, nuk besoj se Luli ka gjasa të mbetet në krye të PD-së. Andaj, më mirë për z.Basha do të ishte të jepte dorëheqje, e të cilën është dashur ta jepte qysh moti, qysh nga humbja e zgjedhjeve të fundit.

Karriera politike e Lul Bashës ka përfunduar, është vetëm një kufomë politike që i duhet Ramës për të mbetur në pushtet aq sa dëshiron. Babai politikë i Lulit është gjallë dhe i fortë, Luli bëri vetëvrasje politike.