Nuk e respektoi kufizimin e orës policore, 2Ton gjobitet nga Policia e Kosovës

Teksa ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID, shkruan lajmi.net.

Ai ka dal rrugëve pas orës 21:30 me makinë, pra, pas orës policore dhe kështu është dënuar nga Policia.

2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.

“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”. ka shkruar 31-vjeçari.