“Nuk e kam ndërmend të bëhem pastruese”, Beatrix revoltohet me Ilirin

Vëllai i Madh ka dënuar banorët për shkak të mosmbajtes së higjienës në shtëpi, shkruan lajmi.net.

 

Kjo ka ndezur debate të ashpra në shtëpi mes vajazve dhe djemve të cilët nuk kursyen tonet e ngritura e fjalët e rënda ndaj njëri-tjetrit.

Fillimisht Einxhel dhe Donaldit i doli situata nga kontrolli duke u dëgjuar britmat e tyre, më pas Iliri filloi debatin me vajzat të cilat i cilësoi shumë pasive.

Por vajzat nuk i përtuan replikat ndaj Ilirit, ku Beatrix u shpreh se nuk e ka ndërmend të bëhet pastruese.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që djemtë dhe vajzat debatojnë për punët e shtëpisë./Lajmi.net/