Nuk e ka problem moshën, Modric po dhuron “show” me topin ndaj Manchester Cityt

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 03: Luka Modric of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou stadium on December 3, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Skuadra e Real Madridit është duke fituar minimalisht 1 me 0 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi anësori i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan Lajmi.net

Por gjatë pjesës së parë, një prekje e Luka Modric ka bërë tifozët të duartrokasin në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Momenti kur mesfushori kroat me klas ndal topin në mesin e fushës bëhet edhe virale në rrjetet sociale.