“Nuk do isha këtu, nëse nuk do emigronim”/ Rita Ora flet për Kosovën dhe arritjet në muzikë: Ndodhi e gjitha falë…

Këngëtarja Rita Ora e ftuar në emisionin “The View”, ka treguar më shumë për jetën e saj personale dhe profesionale. Rita ka treguar se si ndryshoi jeta e saj nga një fëmijë që iu desh të largohej nga vendi i saj për shkak të luftës deri në katapultimin në skenat gjigande muzikore.

Ajo tha se ishte vetëm një vjeç kur familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora.

Këngëtarja tregoi mirënjohjen e saj për guximin dhe vizionin e prindërve, duke i konsideruar ato si hapat vendimtarë që i mundësuan asaj të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtojë një karrierë të ndritur muzikore.