Nuk do e njihni, Trixa bën ndryshimin drastik në pamje

Pas projektit muzikor të publikuar ditë më parë, Trixa ka bërë edhe një ndryshim tjetër.

Ajo ka befasuar ndjekësit e saj me ndryshimin në pamje, shkruan lajmi.net.

Përmes disa storjeve në ‘Instagram’, këngëtarja shfaqet me flokë të zeza, të prera shkurt dhe baluke.

Ndryshimi mund të jetë edhe thjeshtë paruke, por megjithatë ky ndryshim nuk dihet nëse ka të bëjë me ndonjë këngë të re.

Ndryshe kënga “Më shumë se ti”, konsiderohet dedikim ndaj ish banorit të “BBV”, Donaldit.

Për vetëm pesë ditë kënga numëron mbi një milionë e 500 mijë klikime.