Nuk deshi të mobilizohej, rusi i ri e vrau komandantin

Një person i armatosur u arrestua pasi hapi zjarr ndaj një zyre rekrutimi ushtarak, në rajonin Irkutsk të Rusisë, tha sot guvernatori lokal.
Personi i armatosur, i cili shihet në një video të postuar në rrjetet sociale, duke u identifikuar tek oficerët e policisë si 25-vjeçari Ruslan Zinin, hapi zjarr ndaj një shërbimi ushtarak në qytetin Ust-Ilimsk.

Një video e veçantë e të shtënave tregon atë duke qëlluar të paktën një të shtënë brenda një zyre rekrutimi ushtarak.

VIDEO LINKU:

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, ndau videon në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se Zinin vrau komandantin e zyrës së rekrutimit.

“Komandanti Aleksandër Jelisiv u qëllua katër herë nga një distancë e afërt. Vrasësi është Ruslan Zinin, i lindur në 1997, ‘i mobilizuar pjesërisht’. Ai vendosi që burgu është më i mirë se vdekja në Ukrainë”, shkroi Gerashchenko.

Për kujtesë, disa zyra ushtarake janë sulmuar që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të mërkurën e kaluar.

Demonstratat kundër mobilizimit u mbajtën gjatë fundjavës në Dagestan dhe Yakutia.