“Nuk derdh lot për followersa”, Mevlani reagon pas mesazheve ku kritikohet pse qau mbrëmë

Mevlani reagon ndaj mesazheve që i erdhën lidhur me puntantën e mbrëmshme.

Mesazhi i nënës së Mevlanit, dje i bëri të gjithë në studion e “Përputhen” me lot, shkruan lajmi.net.

Ishte Mevlani ai i cili u emocionua i pari, duke kujtuar kështu vështirësitë që kishte në të kaluarën për të arritur këtu ku është sot.

Por, disa ndjekëst e kishin kritikuar atë, duke i thënë se derdhi lot për famë, andaj nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

“Nuk derdh lot per follorsa dhe nuk derdh lot per nenen time per fame. Ato lot i kam derdh me shpirt sic mund ti derdhi cdo kush nga ju per nenen tuaj. Me preken fjalet e nenes time dhe me kujtimet e familjes time ne ato momente. Jam i vdemi qe fama sme ka ndryshuar per asnje moment dhe sdo me ndryshoje kurren e kurres. Ndaj o njerez mos gjykoni dhe ofendoni njerzit simas deshires tuaj. Gjithsesi, respekte”, shkruan ai.

Nga mesazhi i nënës së Mevlanit u emocionuan jo vetëm konkurrentët por edhe Bora Zemani e Arian Konomi.