Nuk besoj se ka vend në botë që dikush të mbahet 5 vite në izolim si në Maqedoni

Nuk e besoj të ketë ndodhur në ndonjë vend të botës, që gjykatat ta mbajnë dikë 5 vite në paraburgim (izolim) dhe mos e transferojnë në burg.
As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur ky fenomen,që ta mbajnë njeriun e izoluar ,pa kushtet elementare për jetesë.Vetëm në pseudo-demokracinë e të ashtuquajturës maqedoni ndodhin këto fenomene.
Pasi të mbarojnë vendimet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, nuk kanë asnjë të drejtë ligjore që të të mbajnë në izolim. E bëjnë këtë,sepse nuk ua nënshkruaj aktvendimet e gjykatës. Njëherë jam deklaruar se nuk i njoh këto gjykata që ua pinë gjakun Shqiptarëve dhe kurrë nuk do t’i njoh vendimet e tyre.
Politikanët Shqiptar na deklarohen me mburrje se paskan bërë ndonjë gjë të mirë për Shqiptarët këtu.Si nuk iu vjen turp të dilni nëpër televizione more të mjerë me gojën plotë patriotizëm!?
Ejani dhe shikone si trajtohen gardianët dhe punonjësit tjerë Shqiptar në izolimin e shutkës dhe si rrinë të shkretit, njejtë si jetima,pa mbështetjën e askujt dhe ju më flisni për të arritura. Turp!
Me durimin, forcën dhe kurajon që ma ka dhënë i lumi Zot, do t’ua plas themelet edhe mureve të këtij kazamati dhe kurrë nuk do t’i nënshkruaj aktvendimet e gjykatava tuaja, legena! (Demë Shehu)