Nuhiu: Pesë të punësuar në MPB janë infektuar me Kovid-19

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Stacioni Policor Petrovec është në rrezik real nga koronavirusi.

“Virusi Kovid-19 filloi të sulmojë edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është konfirmuar se i kemi pesë punonjës pozitiv në polici, ndërsa në Stacionin policor Petrovec ekziston rrezik real! U bëjmë thirrje të punësuarve në polici për vëmendje më të madhe në ballafaqimin me gjendjen e krijuar”, publikoi Nuhiu në Fejsbuk.