NQP ka nevojë për deri në 100 shoferë

Ikja jashtë vendit vazhdon ta prekë edhe Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik në Shkup. Kryetari i Sindikatës së kësaj ndërmarrje, Afrim Muça tha se së fundmi pati konkurs nga një kompani gjermane për punësim të shoferëve të autobusëve, por shoferët ende janë në punë dhe nuk kanë shkuar.

Nuk anashkaluar këta shoferë potencial për të ikur në Gjermani, Muça thotë se NQP ka nevojë edhe për 100 shoferë. Kjo sipas tij nxitet edhe nga paralajmërimi për hapjen e linjave të reja të autobusëve urban.

“Momentalisht ka nevojë. Mund të them se ka nevojë.
Për sa shoferë?
Mund të them 50, 60 deri në 100 vetë…
Deri në 100 shoferë?
Jo sigurt 100, por këtu diku”, tha Muça në “10 minuta” në TV21.