Norwich City po luan miqësore, s’ka vend për Rashicën as në bankën rezervë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica me çdo kusht po kërkon largimin nga Norwich City.

Madje sot skuadra nga Championship i Anglisë është duke luajtur një miqësore kundër ekipit francez, Toulouse, shkruan Lajmi.net

Në ekipin startues e as në bankën rezervë nuk figuron emri i lojtarit kosovar, Milot Rashica.

Edhe pse futbollisti kosovar para disa dite nisi stërvitjet me klubin, ai duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit.

Prandaj, lojtari kosovar është duke kërkuar një klub të ri dhe si opsion momentalisht është Fenerbahce – të cilët kanë bërë një ofertë prej 8 milionë euro në drejtim të klubit anglez.

Rashica preferon kalimin në Galatasaray, por kjo e fundit ka qenë e zënë me transferime të reja, si Zaha dhe Icardi./Lajmi.net/