ShowBiz Nora Istrefi paralajmëron projektin e ri muzikor “Më mungon”

Nora Istrefi paralajmëron projektin e ri muzikor “Më mungon”

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është një prej artisteve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re ajo mbetet aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Por, së fundmi, Nora ka bërë të ditur se është në përgatitje të këngës së re e cila pritet të lansohet shumë shpejt.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

“Së shpejti, më mungon”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një imazh ku duket tejet joshëse e veshur në një kostum me lule dhe çizme të gjata me të njëjtën ngjyrë.

Kujtojmë që projekti i fundit i Norës është bashkëpunimi me Gjikon dhe Melindën “Ay Caramba” që u lansua verën e vitit të kaluar, e që u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.

Ndryshe, Nora krahas karrierës është edhe një nënë e përkushtuar e një vajze nga martesa me Robert Berisha.