Nora Istrefi dhe Tuna bashkohen për një duet muzikor

Në një zhvillim të papritur dhe të bujshëm në skenën muzikore shqiptare, dy këngëtaret e njohura dhe ish-kunatat e famshme, Nora Istrefi dhe Tuna, kanë vendosur të bashkohen për një duet muzikor.

Ky lajm ka shkaktuar shumë entuziazëm dhe kuriozitet mes fansave, duke pasur parasysh tensionet e mëparshme që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre.

Në të kaluarën, marrëdhënia ndërmjet Norës dhe Tunës ka qenë e shoqëruar me polemika dhe spekulime, për të cilat mollë sherri kanë qenë vëllezërit Robert dhe Patris Berisha, të cilët kanë qenë të lidhur me të dyja këngëtaret.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këto tensione në marrëdhënie janë bërë një temë e zakonshme në mediet rozë, dhe ndarja e tyre ka qenë një nga ngjarjet më të komentuarat në skenën muzikore.

Megjithatë, duket se Nora dhe Tuna kanë arritur të kalojnë përplasjet e kaluara dhe tani janë të përkushtuara për të sjellë një projekt të ri dhe emocionues.

Foto: Tuna/Instagram

Aktualisht, ato janë në fazën përfundimtare të punës mbi këngën e tyre të përbashkët, dhe ky duet pritet të jetë një hit i mundshëm në tregun muzikor, transmeton Prive.

Nëse dhe si do të reagojnë vëllezërit Robert dhe Patris Berisha ndaj këtij projekti të ri mbetet për t’u parë. /Telegrafi/