Boksieri shqiptar Kristian Prenga e nisi në mënyrë spektakolare përballjen ndaj Anthony Joshuas, duke e rrëzuar dy herë britanikun gjatë raundit të parë dhe duke surprizuar të gjithë të pranishmit.
Megjithatë, Prenga nuk arriti ta ruante ritmin dhe avantazhin e krijuar në fillim të duelit. Joshua u rikthye fuqishëm në raundin e dytë, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke e rrëzuar boksierin shqiptar.
Ndryshe nga Joshua në raundin e parë, Prenga nuk arriti të ngrihej në këmbë pas goditjes vendimtare, duke i dhënë fund përballjes.
Me këtë nokaut në raundin e dytë, Anthony Joshua regjistroi një fitore të rëndësishme në eventin e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.



