Noizy nuk ka mëshirë e bën për ‘5 pare’ reperin që dikur e shante

Noizy është tallur keq me reperin që dikur e fyente atë në emisione.

Vite më parë në emisionin e Arian Çanit, një artist me emrin Realisti kishte sharë reperin Noizy duke thënë ‘F**k Noizy’, dhe duket se vite më vonë ky veprim nuk është harruar nga Noizy, shkruan lajmi.net.

Reperi ka publikuar disa storje në ‘Snap Chat’ ku bën horë Realistin i cili paska ndërruar degë por jo profesion.

Noizy në postimet e ndara bën edhe krahasimin e zhvillimit të karrierës së tyre ndër vite ku shihet se ai ka arritur të grumbulloj disa makina të markave elitare, ndërsa Realisti ka përfunduar duke kënduar tallava.