Ledri Vula: 15 vite në muzikë ka ardhur koha për një sfidë të re

Ledri Vula ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij.

Ledri Vula pas 15 viteve të suksesshme në industrinë muzikore ka vendosur të sfidoj veten edhe në lami tjera biznesore, me të cilat nuk ishte sprovuar më parë, shkruan lajmi.net.

Me një postim të bërë gjatë ditës së djeshme reperi kosovar ka treguar se saktësisht se bashkë me shokun e tij të klasës do sjellin në Kosovë diçka që s’kishte më parë.

Ledri kishte shkruar: Tung,
Zakonisht nuk shkruj tekste te ketilla, se mundin e shkrij ne tekstet e kengeve qe ju i pelqeni, por i erdh radha edhe kesaj, ta shkruaj nje njoftim, nje dedikim.
15 vjet muzike. Shume sfida te renda dhe te lehta. Shume te arritura, por te gjitha ne fushat qe megjithate i njoh mire.
Tani ka ardh koha me e sfidu veten edhe ne nje lemi pak me ndryshe. Sfidim ne lemin e nje biznesi ndryshe.
Gjate rrugetimit ne muzike, me ka ra me u taku dhe me diskutu me shume njerez, nder te tjera edhe per punen e bizneseve te ndryshme. Ofertat e bashkepunimit nuk kane munguar asnjehere, por asnjehere diçka nuk me ka fjet me shume ne zemer se ky per te cilin po e bej kete njoftim.
Para ma shume se 1 vit e gjysme, u takova me Shpend Sachi (shokun e klases), e qe ju te gjithe e njihni besoj si Shpendi i Sachit. Me kishte ftuar te ma prezentonte idene per Frix-in. Frixfriterie ishte dicka qe realisht e kisha kerkuar ne vete per kohe te gjate, por se kisha artikuluar kurre sakt cka.
Udhetimet e shpeshta ne Amsterdam e bene te veten. Aty ndodhi gjithcka. Vendosem qe FRIX-i duhej te ndodhte.
U mblodhem nje super ekipe dhe punuam shume muaj qe kjo ide te vinte ne jete. Udhetime te shumta dhe pune e lodhshme gjate gjithe kesaj kohe per te sjelle ne tregun tone dicka qe nuk kishte me heret.

FRIX eshte brand qe e kemi krijuar ne, e qellimi ka qene ta sherbejme pataten ne nje forme shume te veçante me salca dhe shije shume te veçanta qe me heret skane ekzistuar ne tregun tone.

Jemi perkushtuar shume qe te sjellim receta dhe ambient ku secili ka me e gjete veten. Menxi po pres qe secili prej jush me e pa vendin dhe me i shiju produktet e FRIX.
(Shpendi, Ledri & Potato Gang)

Shihemi shume shpejt ne FRIX.
1 Love ,
Ledri.