Noizy i lumtur për fitoren e Ramës, pret me padurim ndërtimin e portit të Durrësit

Të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ndërsa Partia Socialiste e Edi Ramës deri tani po del të jetë fituese në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Ende pa u shpallë rezultatet përfundimtare, shumë fytyra publike filluan ta urojnë Edi Ramën për fitoren.

Një prej tyre është edhe Noizy, i cili me anë të një postimi në Instagram tha që pret me padurim ndërtimin e portit të Durrësit.

“Dhe tani Durrsi do behet nje nga portet me te bukura në bote mezi pres”, shkruan reperi.

Kujtojmë se kënga e fundit e Noizyt është “Freestyle” që e publikoi ditë më parë dhe mori afro 3 milionë klikime në YouTube.