Noizy i bën dhuratë gruas së Ledrit

Influencerja e ka publikuar në storien e saj në Instagram.

Reperi nga Shqipëria e ka befasuar me dhuratë Sara Hoxhën.

Partnerja e Ledri Vulës e publikoi në rrjete sociale duke e falënderuar.

“Faleminderit Noizy”, shkroi në mbishkrimin e postimit Sara derisa shihet edhe dhurata të cilat janë një palë veshje nga marka e reperit.

Kujtojmë se, Ledri dhe Noizy dikur kanë qenë armiq në estradë por pas disa vitesh kanë përmirësuar raportin e tyre teksa lansuan edhe një bashkëpunim.

Ndryshe, siç duket ende mbizotëron një miqësi e mirë mes reperave dhe këtë e vërteton veprimi i fundit i Noizyt drejt Sarës.