Noizy është njëri ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, i cili numëron shumë hite në repertorin e tij.
Në një intervistë për “Revistën Class”, reperi ka folur për projektet muzikore, biznesin si dhe jetën private.
I pyetur se si është një grua ideale për të, Noizy u përgjigj “Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”.
Ndërsa, i pyetur se a është i dashuruar, reperi kishte këtë përgjigje “Po, me disa femra në fakt: mamin, motrën vajzën time & mbesën. I dua shumë”.