Tahiri: Bashkimi tripalësh i opozitës shqiptare, i pamundur!

Analisti Sefer Tahiri i ka komentuar përplasjet në distancë të të gjitha partive politike në vend, fushatën parazgjedhore, çështjet që do të dominojnë në të si dhe gjasat për unifikimin e opozitës shqiptare, në kuptimin e krijimit të koalicionit parazgjedhor.

Marrëveshjes e Prespës dhe zgjidhja e cështjes së emrit, ligji i gjuhëve, ekonomia e vendit si dhe ikja e të rinjve, siç thekson analisti Sefer Tahiri do jenë çështjet që do të dominojnë në fushatën e ardhshme parlamentare.

Sa u përket përplasjeve në distancë mes të gjitha partive politike në vend, analisti Sefer Tahiri i vlerëson si përplasje normale para fillimit të fushatës. Pozicionimi i VMRO DPMNE-së kundër Marrëveshjes së Prespës, ligjit për përdorimin e gjuhëve, sipas tij shkakton një hendek të madh mes partive opozitare maqedonase dhe atyre shqiptare dhe se agjendat e tyre janë diametralisht të kundërta.