Nju Jorku rikthen festën: Në “Times Square” lejohen kremtimet e Vitit të Ri!

Pandemia nuk do t`i ndalojë këtë vit festimet në sheshin e famshëm “Times Square” të Nju Jorkut. Festa u anullua vitin e kaluar për shkak të Covid-19, por këtë vit, kryebashkiaku Bill de Blasio konfirmoi se sheshi do të gëlojë nga njerëzit dhe hareja.

Por ata që do të duan ta shohin rënien e sferës në mesnatë, që simbolizon dhe hyrjen e vitit tjetër, duhet të përgatiten të tregojnë një dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes. “Më në fund mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, tha de Blasio. Mbrëmja e ndërrimit të viteve kremtohet në “Times Square” që prej 1904-tës.

Megjithatë një vit më parë, autoritetet vendore zgjodhën të hiqnin dorë nga tradita, pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë thirrje që të shmangeshin tubimet. SHBA-ja ka numrin më të madh të infektimeve në botë; ajo shënon mbi 47 milionë raste dhe më shumë se 765,000 viktima.

Top Channel