Nju Jork, zhvillohet aktivitet kremtues i Festës së Pranverës”

Sipas kohës vendore, të enjten u mbajt në Nju Jork të ShBA-së aktiviteti “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës – Shikimi Global i Galasë së Festës së Pranverës” i Grupit Mediatik të Kinës(CMG).

Afro 200 të ftuar, duke përfshirë ambasadorë në Kombet e Bashkuara, diplomatë dhe miq nga të gjitha sferat e jetës, morën pjesë në këtë aktivitet.

Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ernesto Renato Ottone Ramirez uroi Kinën për aplikimin e suksesshëm të Festë së Pranverës për statusin e Trashëgimisë Botërore dhe vlerësoi përpjekjet e Kinës për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore jomateriale. Ai tha se Festa e Pranverës nuk është vetëm një festë tradicionale kineze, por edhe një simbol i kulturës kineze, duke interpretuar gjallërisht vlerat e përbashkëta njerëzore si harmonia familjare, përfshirja sociale dhe marrëdhëniet e mira midis njeriut dhe natyrës.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Bëhet e ditur se aktiviteti special i CMG-së “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës – Shikimi Global i Galasë së Festës së Pranverës jashtë Kinës” do të mbahet gjithashtu në Kenia, Spanjë, Brazil, Australi, Francë, Rusi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera në të ardhmen e afërt.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Festa e Pranverës është një nga festat tradicionale më të rëndësishme të kombit kinez dhe një ngjarje madhështore e integrimit të larmishëm të kulturës kineze. Ajo mbart emocionet e thella dhe konotacionet kulturore të bashkimit familjar, paqes, prosperitetit kombëtar dhe harmonisë midis njeriut dhe natyrës. Jo vetëm që Festa e Pranverës është bërë një festë e Kombeve të Bashkuara, por vitin e kaluar ajo u rendit edhe si një trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Galaja e Festës së Pranverës të CMG-së është mbajtur për 42 vjet rresht dhe është kthyer sot në programin televiziv kulturor dhe artistik më të ndjekur të Vitit të Ri në botë.