Njoftim i rëndësishëm për ata që nisen për Kosovë

Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka sqaruar sot se të gjithë ata persona që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrim.

Lejeqëndrim dhe kontratë qiraje si dhe dëshmi të tjera të pranueshme. Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata respektojnë masën e vetë izolimit.

Pra personat të cilët nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do të mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë, duke përjashtuar këtu studentët të cilët vijnë për t’u nënshtruar provimeve.

Njoftimi i plotë:

𝐓𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫,

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐫. 𝐍𝐫.𝟎𝟐/𝟑𝟖 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟑𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;

2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;

3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐢𝐫𝐚𝐣𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Kosovo Police, Dogana e Kosovës.