Njoftim i rëndësishëm, nga 12 shkurti nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër

Pasaportat me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë do të vlejnë vetëm deri më 12.02.2024.

Pas kësaj date me te nuk mund të udhëtoni askund. Nëse doni të ktheheni në Maqedoninë e Veriut, pas kësaj date, mundet vetëm me fletë udhëtimi që duhet ta siguroni përmes ambasadave të Maqedonisë së Veriut.

Duhet të shkruani mail, edhe ate 20 ditë para se të udhëtoni, të jepni emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe datën e udhëtimit, që t’ju jepet termin se kur duhet të shkoni në ambasadë, thuhet në një njoftim të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani të shpërndarë nga qytetarë.

Më poshtë linku i gjitha ambasadave të Maqedonisë së Veriut, ku mund të drejtoheni

https://www.mfa.gov.mk/sq/page/37/europe/ambasadi