Njëri vëlla e la, tjetri e mori! Banorët e Pllasnicës kërkojnë nga Alija Jaoski vende pune për të rinjtë

Në Komunën e Pllashicës iu dha mandati kryetarit të ri Alija Jaoski. Mandatin ia dorëzoi ushtruesi i detyrës kryetar komune Ellsan Nueçeski i cili e drejtoi komunën në 5 muajt e fundit që kur Ismail Jaoski u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Ismail Jaoski ka ushtruar postin e kryetarit në këtë komunë për 20 vjet, ndërsa tani këtë detyrë e mori vëllai i tij Alija Jaoski i cili tha se do t’i vazhdojë projektet që i ka filluar vëllai i tij dhe do të punojë në projekte të reja.

“Do t’i vazhdoj projektet e kryetarit të mëparshëm, deputeti i tanishëm kishte aplikuar në shumë projekte të filluara dhe të pa përfunduara, kam në plan t’i realizoj ato dhe të filloj me projekte të reja, t’i përgatisim për vitin 2022 që ta arrijë tempon që ta kryejmë për Pllasnicën atë që është më e nevojshme”, tha Alija Joaski – kryetar i Komunës së Pllasnicës.

Kërkesat e banorëve janë që kryetari i sapozgjedhur të krijojë kushte për punësimin e të rinjve që ta ndalojë migrimin masiv në këtë komunë.

“Nga kryetari i ri presim të realizojë projekte të reja dhe punësimin e të rinjve që të qëndrojnë në Komunën e Pllasnicës”, tha një banor.

“Ne presim nga kryetari i ri të vazhdojë nga aty ku e la kryetari i mëparshëm, deputeti i tanishëm, realizimin e projekteve të caktuara në lidhje me infrastrukturën dhe mënyrë për punësimin e të rinjve që të qëndrojnë këtu që të mos shkojnë në shtet Evropiane”, shtoi një banor tjetër.

Ish-kryetari i kësaj komune, deputeti Ismail Jaoski ditën e zgjedhjeve para gazetarëve e tregoi fletëvotimin dhe tha se ka votuar kundër vëllait të tij. Alija Jaoski thotë se çdo kush është i lirë të votojë për atë që mendon se është më i miri.

“Secili qytetar ka të drejtë të votojë për atë që mendon së është kandidati më i mirë, kështu që edhe ai nëse ka votuar ashtu, ka vendosur që ai është kandidat më i mirë dhe për atë ka votuar. Ajo që u pa ne media ai nuk votoi hapur, votoi pas paravanit dhe fleta nuk dukeshte se për kë votoi”, potencoi Alija Jaoski – Kryetar i Komunës së Pllasnicës.

Alija Jaoski tha se do të kandidohet sërish në zgjedhjet lokale të pranverës, pasi që sipas tij, kjo ka qenë një fitore evidente ndaj kundërshtarëve politik./TV21