Njëri nga yjet e PSG-së ishte i dehur para sfidës me Bayernin

Një lojtar i Paris Saint-Germain është kapur i dehur në stërvitje një ditë para se të përballej me Bayern Munihun në Ligën e Kampionëve.
Parisienët u eliminuan nga Liga e Kampionëve, pasi humbën 2-0 ndaj Bayernit në ‘Allianz Arena’ të mërkurën e kaluar.

Përpara këtij takimi raportohet që ka ndodhë një situatë aspak e mirë në kampin francez.

“Një lojtar që ishte titullar në ‘Allianz Arena’ ishte i dehur të hënën në mëngjes kur u largua nga klubi në orën 6 të mëngjesit, dy ditë para ndeshjes”, pohoi gazetari Romain Molina, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu zbuloi se i njëjti lojtar doli të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, në të njëjtën ditë që PSG ishte planifikuar të përballej me Nantes në Ligue 1. Megjithatë, gazetari në fjalë nuk përmendi se kush ishte ky lojtar.

Pasi PSG u mund në shtëpi nga Bayerni në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve, Kylian Mbappe i paralajmëroi shokët e tij të skuadrës “të jenë të qetë, të flenë mirë, të hanë mirë” në mënyrë që ata të qëndrojnë të gatshëm përpara ndeshjes së dytë.

U spekulua se komentet ishin një sulm ndaj Neymarit i cili më vonë u pa në një lojë pokeri dhe më pas shkoi në McDonald’s . Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës 2018 e bëri të qartë se ai po fliste në përgjithësi dhe jo në mënyrë specifike për brazilianin.

Liderët e Ligue 1 do të kthehen në aksion kundër Rennes të dielën në divizionin e ligës së parë franceze.