Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Arijan Sijarina bëhet e ditur se është njëri nga personat e përfshirë në përleshjen mes dy grupeve të martën në lagjen Kolovica të Prishtinës dhe se kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për tentim vrasje.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e tij bashkë me të dyshuarin tjetër, Fitim Doda.

Për të njëjtit kanë kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët për informacione rreth tyre.

Sijarina në ndërkohë nuk është emër i panjohur për publikun dhe për organet e drejtësisë.

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës, të dyshuar për vrasje në tentativë

Lexo po ashtuPolicia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës, të dyshuar për vrasje në tentativë

Arijani bashkë me disa persona të tjerë në vitin 2018 e kishin rrahur reperin Fero, në një nga vendet e njohura në Prishtinë.

Ata madje asokohe i kanë lëshuar edhe ‘kunja’ njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.

Veç kësaj, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe në arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën ‘vrasje e rëndë’ që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Fero

Të dyshuarit janë: Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.