Njëri e sulmoi mbesën, tjetri ish-nusen

Dy raste dhune kanë ndodhur ne qytetin e Kërçovës.
Dje në Sektorin për Punë të Brendshme në Kërçovës u raportua se të hënën në orën 20:15, personi me iniciale I.I. në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, e ka sulmuar fizikisht mbesën e tij të mitur.
Sipas burimit të njëjtë zyrtar në Kërçovës, një grua 40-vjeçare ka denoncuar se dje më datën 29.06.2026, vajza e saj e mitur, është sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i saj, i cili paraprakisht i kishte kërcënuar të dy.
Po merren masa për dokumentimin e plotë të të dy rasteve, kurse ndaj autorëve do të ngrihen akuza përkatëse dhe masa tjera ligjore.